Stefa: Vendimi për uljen e mesatares, qokë që u bëhet universiteteve
Ardi Stefa, ekspert arsimi, në një intervistë për Ora News me gazetaren Sonila Musai u shpreh se vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave kriteret e reja sa i përket për programeve të mësuesisë është një qokë që u bëhet universiteteve të cilat po zbrazen.
Stefa: Unë mendoj se Ministria e Arsimit dhe Qeveria kësaj radhe ka marrë një vendim të mirëmenduar. Në çfarë kuptimi? Është e vërtetë që është një vendim që duket se është marrë në mënyrë populiste por ky është një vendim, i cili nuk është gjë tjetër veçse është një qokë që u bëhet universiteteve të cilat po zbrazen. Është një qokë e cila i bëhet qeverisë dhe në një farë mënyre ose një tjetër disa ëndrrave të mijëra maturantëve që do të shkojnë në universitet. Shqipëria ka një zbrazje të jashtëzakonshme nga popullsia dhe sidomos nga rinia. Nëqoftëse këta të rinj nuk do të shkojnë në universitete, këta do të largohen nga Shqipëria dhe duke i futur ata në universitete me mesatare 6.5 atyre ju jep një lloj ëndrre, u krijon dhe një mundësi që të kenë disa ëndrra për jetën, pasi e dimë shumë mirë që sidomos për studentet që vijnë nga rrethet, jeta studentore është një ëndërr dhe Tirana është një ëndërr dhe në këtë kontekst ai ka mbajtur peng për 3 vite ndoshta dhe për 2 vite të tjera të masterit, ka mbajtur peng një numër shumë të madh studentësh të rinjsh të cilët normalisht i ka hequr nga tregu i punës.

