Loja që prodhoi tragjedi, fëmijët kapeshin pas këtij litari e hidheshin në liqenin e Prushit

Kjo lojë e improvizuar nga një grup fëmijësh u kthye në një fund tragjik për dy vëllezër të mitur.

Dy vëllezërit të cilët u mbytën, dyshohet se po luanin bashke me bashkëmoshtarët e tyre buzë liqenit dhe kishin lidhur një litar në një pishë aty pranë përmes të cilit kapeshin dhe rrëshqisnin në ujë.

Por larja e kësaj të premteje të nxehtë në liqenin e Prushit në Tiranë do të ishte e fundit për  Mateo dhe Klevis Takun, 14 dhe 10 vjeç.

Pikërisht ky i fundit pasi ka rënë ujë ka qenë duke u mbytur. Për ta shpëtuar është futur në ujë edhe vëllai i madh, por të dy fatkeqësisht janë mbytur.

Trupat e pajetë të tyre u nxorën nga polumbarët e RENEA-s dhe u dërguan në morg për ekspertizë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.