Presidenti/ Strazimiri: Skemë e fëlliqur, i ka dalë boja. Rama do e zgjedhë vetë kreun e shtetit

Gent Strazimiri, procesin për zgjedhjen e presidentit e ka konsiderua një farsë, ndërsa shtoi se nuk do të ketë emra të propozuar për kreun e shtetit.

Në një intervistë për Ora News, Gent Strazimiri është shprehur se Kryeminisri Edi Rama, do e zgjedhë vet presidentin ndërsa theksoi se kjo që po ndodh është një lojë që po bën Rama së bashku me Enkelejd Alibeajn dhe grupin e tij.

Gent Strazimiri: Kanditaturat Bylykbashi dhe Boçi u refuzuan nga mozharanca në bashkëpunim me pjesën e padenjë për të përfaqësuar PD në parlament që përfaqësuar nga Alibeja, Bardhi e Basha. Është e gjitha një farsë, nuk do të ketë një emër. Ky është një teatër. Rama do të nxjerrë  vet presidentin. Është një lojë, një tango që e luajnë të gjithë bashkë, paftyrësisht në sytë e shqiptarëve.

Ai është treguar kritik ndaj deputetëve mbështetës të Alibeajt duke thënë se e vetmja betejë e tyre ka qenë ajo kundër Sali Berishës.

Gent Strazimiri: Të vetmen betejë dhe sulmi që kanë bërë, grupi i Bashës, ka qenë i orientuar ndaj Berishës, në mënyrë të pamoralshme dhe apolitike. E vetmja gjë që kanë bërë pas datës 26 prill, ka qenë betejë kundër demokratëve, kundër Berishës, duke refuzuar të bëjnë opozitë.

Sipas Strazimirit: Mazhoranca nuk e ka legjitimitetin për të zgjedhur presidentin, madje kjo mazhorancë nuk e ka legjitimitetin as për të qeverisur. 

Mendoj se është një skemë e fëlliqur, një skemë që i ka dalë boja dhe kushdo që u shkon nga mbrapa nuk e ka me Berishën por me të gjithë popullin opozitar.

Këtu nuk është çështja çfarë do të bëjë opozita  në kuptimin Sali Berisha, Flamur Noka, Strazimiri, jo nuk është çështje individësh,nuk është një ndeshje futbolli ku po luajnë dy ekipe, është një ndeshje që duhet ta luajë dhe ta luftojë të gjithë shoqëria.