Vlorë, gjendet e ngordhur breshka e rrallë, dyshohet se e ka goditur me një pjet motorik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Maj 2022, 09:59
Është gjetur ditën e sotme në brigjet e bregdetit të Radhimës e ngordhur një breshkë detare e llojit Chelonia mydas.
Kjo është një breshkë e rrallë për brigjet tona.
Breshka dyshohet të ketë ngordhur nga përplasja me një mjet motorik, e cila ka shkaktuar hematoma në pjesën e kokës.
Breshkës iu morën të dhënat dhe ju plotësua formulari përkatës.
Kanë qenë dy turiste gjermane të cilat njoftuan për praninë e breshkës në breg.

