Tragjike në Mitrovicë, krim brenda familjes, vriten babë e bir
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një familje në veri të Mitrovicës, ku kanë mbetur të vdekur dy persona.
Mediet bëjnë me dije se një mosmarrëveshjeje mes vete në familjen Bigoviq, ku janë përfshirë disa anëtarë të familjes.
Djali ka sulmuar me thikë babain duke e plagosur rëndë, ndërsa vetë ka mbetur i vdekur.
Sipas këtyre burimeve, në këtë incident është përfshirë edhe djali tjetër i kësaj familje, i cili dyshohet se duke ndihmuar babain, ka vrarë vëllain e tij.
Babai i plagosur fillimisht është dërguar në spital derisa ishte në gjendje kritike për jetën, ku më pas ka ndërruar jetë.
Mësohet se bëhet fjalë për vëllezërit binjakë U. Bigoviq. dhe M. Bigoviq, të lindur më 1993, ndërsa babai i tyre që mbeti fillimisht i plagosur është avokati Millan Bigoviq.
