Aksident në Elbasan, shoferi merr përpara një grua
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Maj 2022, 09:27
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan.
Një person duke drejtuar automjetin tip "Ford", ka aksidentuar shtetasen M. S., e cila po merr mjekim në Spitalin Rajonal Elbasan.
"Më datë 27.05.2022, rreth orës 08:40, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, shtetasi I. K., duke drejtuar automjetin tip "Ford", ka aksidentuar shtetasen M. S., e cila po merr mjekim në Spitalin Rajonal Elbasan. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve procedurale." - njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
