Monumentet në komunizëm dhe sot, Baçe: Mirëmbajtja atëherë si dita me natën, futja e tenderit i dëmtoi
Arkeologu i njohur Apollon Baçe thotë se tenderi ka dëmtuar në mënyrë të frikshme Monumentet.
Në emisionin "Drejt" në Rtv Ora, ai deklaron se në kohën e komunizmit me fonde modeste rezultatet ishin shumë të mirë, ndryshe nga sot që harxhohet shumëfish më tepër dhe nuk ka asnjë rezultat.
Apollon Baçe: Monumentet si mbaheshin në kohën e komunizmit si nata me ditën me kohën e sotme. Ishte një strukturë e ndërtuar qartë. Sot harxhohet 5 herë më tepër dhe rezultatet janë 10 herë më të këqia. Dikur harxhoheshin 500 dollarë e kishte rezultat, sot haxhohen 10 mijë dhe nuk ka asnjë rezultat. Tenderi ka qenë gjëja më e frikshme që dëmtoi monumentet. Kisha e Tudasit, ra një tjegull, pastaj 10, pastaj 100, pastaj rrëzohet çatia dhe muri. Pastaj në kishën me piktura të shekullit XI-XIII ndërhyhet me 100 mijë euro dhe mbahet vetëm një pjesë e murit, sot edhe ajo ka ikur. Sot nuk mungojnë fondet por është struktura mizerabël.

