Nuk ndalen bombardimet në Ukrainë, 7 viktima e 17 të plagosur në Kharkiv
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Maj 2022, 20:09
Të paktën shtatë civilë kanë mbetur të vrarë dhe 17 të tjerë janë plagosur si pasojë e bombardimeve të rusëve në Kharkiv, Ukraina verilindore
Sipas mediave të huaja, lajmin është bërë i ditur nga autoritetet vendase.
Guvernatori i rajonit të Kharkiv-it, Oleh Synehubov, ka bërë me dije se në veri-lindje të qytetit po bëhen luftime të ashpra.
“Armiku po godet sërish në mënyrë tinëzare popullsinë civile, duke i terrorizuar.”
