OBSH dënon me vota agresionin e Rusisë në Ukrainë

Asambleja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë votoi sot për të miratuar një rezolutë të udhëhequr nga Perëndimi që dënon veprimet e Rusisë në Ukrainë, të cilat sipas saj çuan në një emergjencë shëndetësore.

Rezoluta u miratua me 88 vota pro dhe 12 kundër, me 53 abstenime, tha ha drejtuesi i takimit, Hiroki Nakatani duke shkaktuar një ovacione të vazhdueshme nga mbështetësit e rezolutës.

Në mënyrë tipike, asambletë vjetore të OBSH-së marrin vendime me konsensus. Një propozim paralel i paraqitur nga Rusia, i cili imiton gjuhën e origjinalit, ende nuk është votuar nga shtetet anëtare./REUTERS/