Zjarri në spitalin e Senegalit ju merr jetën 19 foshnjave të porsalindura

Njëmbëdhjetë foshnja të porsalindura kanë vdekur në një zjarr në spital në qytetin perëndimor të Tivaouane në Senegal, ka thënë presidenti i vendit.

Zjarri në spitalin Mame Abdou Aziz Sy Dabakh ishte në departamentin e maternitetit, tha Presidenti Macky Sall në Twitter.

Sipas raporteve fillestare zjarri u shkaktua nga një problem elektrik.

Tre foshnja u shpëtuan nga zjarri.

Incidenti ka ngjallur një valë indinjate në mediat sociale për gjendjen e ofrimit të kujdesit shëndetësor në vend. Ndërsa grupi i të drejtave Amnesty International i ka kërkuar qeverisë të krijojë një komision të pavarur hetimor për të përcaktuar përgjegjësinë dhe për të ndëshkuar fajtorët.