Përplasjet në Kongo, OKB bën thirrje për ndihma ushqimore
Nga Ora News Përditësimi i fundit 26 Maj 2022, 10:06
OKB ka bërë thirrje për ndihma ushqimore për 80.000 nerëz që janë larguar nga Republika Demokratike e Kongos për shkak të përleshjeve në vend.
Përplasjet e qeverisë dhe rebelëve M23 që nisën në 23 mars janë intensifikuar kohët e fundit në provincën veriore të Kivu-së. Përleshjet u përhapën dhe në jug në fillim të kësaj jave.
Të larguarit nga këto rajone janë zhvendosur në zona të improvizuara si shkolla, kisha, sipas OKB-së, raporton BBC.
Në gjendje të mjerueshme ata nuk kanë as rezerva të mjaftueshme ushqimore duke i vënë ata në rrezik veç stuatës kaotike në vend.
