Tragjedi në Senegal/ Zjarri në maternitet vret 11 foshnja
Një spital në Tivaouane, Senegal është përfshirë nga flakët duke shkaktuar vdekjen e 11 foshnjave.
Zjarri ra në pavionin e maternitetit dhe u përhap shumë shpejt duke mos lejuar evakuimin e të gjitha foshnjave. Shkak mendohet të ketë qenë një qark i shkurtër.
Nga zjarri u shpëtuan vetëm tre foshnja.
Presidenti i vendit shprehu ngushëllimet për nënat dhe familjet e viktimave. Nga ana tjetër ministri i shëndetësisë tha se kjo ishte një ngjarje e dhimbshme. Ai deklaroi se një hetim po kryhej për të verifikuar mbi shkaqet e zjarrit.
Ngjarja ka nxitur pakënaqësi dhe revoltë në mediat sociale për shkak të shërbimit shëndetësor të dobët në vend.
Një incident i ngjashëm ndodhi vitin e kaluar në qytetin verior, Linguere, ku katër foshnja vdiqën nga zjarri që përfshiu maternitetin e një spitali.
Tragjedia vjen pas protestave për vdekjen e një gruaje gjatë lindjes cezariane që zgjati 20 orë. Edhe foshnja e palindur akoma vdiq me nënën.
