Banka Botërore: Lufta mund të çojë në një reçesion global

Kreu i Bankës Botërore ka paralajmëruar se pushtimi rus mund të çojë në recesion global, pasi çmimet e energjisë, ushqimeve dhe plehrave bujqësorë do të rriten.

David Malpass ka thënë sa ka ende shumë vende europiane që janë të varuara nga nafta dhe gazi rus.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ndërprerja e furnizimeve nga ana e Rusisë do të ngadalësojë akoma dhe më shumë rajonin.

Çmimet më të larta të energjisë po rëndojnë Gjermaninë, sipas tij, që është një ndër ekonomitë më të mëdha në botë.

Rusia dhe Ukraina, si dy ndër prodhuesit më të mëdhenj në botë të ushqimeve dhe plehrave bujqësorë dhe lufta që ka përfshirë këto dy vende, po çon në mungesa të tregut në shumë vende.