Goditet me thikë dhe vdes 37-vjeçarja shqiptare në Vittoria

Një 37-vjeçare shqiptare u godit me thikë ditën e sotme në Vittoria, Raguzë, në zonën ndërmjet via Adua dhe via Tenente Alessandrello.

Gruaja u qëllua në rrugë, por u gjet nga punonjësit e Shërbimit Shëndetësor të Urgjencës në shtëpinë e saj. Ajo vdiq gjatë transportit për në spital për shkak të plagëve të rënda të marra.

Organet polizore ende nuk kanë dhënë një sqarim lidhur me rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë po vijon hetimi.