A i druheni faktit që Ilir Meta do jetë pjesë e opozitës? Flet Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një deklaratë për mediat pas dështimit të raundit të dytë për zgjedhjen e Presidentit të republikës, ku sërish nuk ka pasur asnjë emër për votim.

I pyetur nga gazetarët se si ndihet që Ilir Meta në 25 korrik do të jetë pjesë e opozitës, Rama tha se kreu i shtetit pjesë e saj ka qenë gjithmonë.

Rama: Opozita nuk është aty për të imponuar o kështu si them unë o s’ka, opozita është aty për të bërë detyrën.

Pyetje: A i druheni faktit që Ilir Meta do jetë pjesë e opozitës?

Rama: Nuk ka qenë asnjëherë veçse pjesë e opozitës.