Rama: Nuk kemi një emër për presidentin, do presim deri në raundin e tretë dhe pastaj mbledhim grupin e PS

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një deklaratë për mediat pas dështimit të raundit të dytë për zgjedhjen e Presidentit të republikës, ku sërish nuk ka pasur asnjë emër për votim.

Rama në fjalën e tij para mediave tha se nuk kanë partnerë për të negociuar këtë çështje ndërsa ka shtuar se mazhoranca ende nuk ka një emër për presidentin. 

Edi Rama: Duhen 2 për tango, kështu që nuk mund të bëjmë tango vetëm, s'kemi partner. Merren me profilin ata që nuk merren me zgjidhjen, zgjidhja është një njeri që duhet të përmbys detyrimet që ne kemi karshi shqiptarëve për ta çliruar atë zyrë nga kthetrat e së shkuarës. Nuk e kemi vendosur, se po ta kishim bërë do e kishim shpallur dhe do prisnim për ta votuar, kemi dëgjuar të gjithë dhe lloj lloj cudish.

Politika është dialog, shah dhe në të gjithë atë që politika është "fjala nuk kam besim prandaj po ikim në drejtim të paditur", nuk është politik. Kur kemi qenë opozitë, kemi pasur 2 zgjedhje, një kur nuk kishim vota, por të mjaftueshme për t'u ulur në tryezë dhe një tjetër kur sistemi ka qenë si sot dhe ne u ulëm, diskutuam dhe nuk ranë dakord, ata votuan këtë donin, ne nuk humbëm në atë proces, humbi, opozita nuk është për të imponuar.

Rama tha se do të presin dhe raundin e tretë për propozimet për presidentin. 

Edi Rama: Do presim edhe raundin e tretë dhe pastaj do mblidhem me kryesinë e PS me grupin parlamentar dhe pastaj do e sjellim në kuvend.