Edhe raundi i dytë pa kandidatura, Alibeaj: Presidenti të marrë mbështetjen e palëve politike që nesër, mos të jetë peng

Enkelejd Alibeaj ka dalë në një deklaratë për mediat pas dështimit të raundit të dytë për zgjedhjen e Presidentit të republikës, ku sërish nuk ka pasur asnjë emër për votim.

Në fjalën e tij ai tha se detyrimi i parlamentiti është t’i japë legjitimitetin e duhur atij që do të jetë presidenti i republikës së Shqipërisë. 

Më tej ai tha se krue i shtetit duhet të marrë mbështetjen e të dyja palëve në menyrë që nesër të mos jetë peng i asnjërës prej tyre. 

Enkelejd Alibeaj: Nëse ka një mënyrë për të zgjedhur presidentin, mënyta më e mirë është procesi që krijon.

Detyrimi i parlamentiti është t’i japë legjitimitetin e duhur atij që do të jetë presidenti i republikës. Ne në mënyrën më të moralshme morëm pjesë në këtë proces, kemi dhënën kontributin tonë për një president që të jetë mbi palët, të jetë i shqiptarëve. Ai nuk do të jetë presidenti i dy palëve që luajnë tango, por i shqiptarëve. Ne i përcaktuam ca rregulla të qarta për këdo. Ne ofruam rregullat, këta përzgjedhin, jo si një lojë tangoje, por si një mënyrë  e mirë që ai ose ajo të marrë mbështetjen e palëve politike që nesër mos e konsideroj veten peng i njerëz palë apo i palës tjetër. Presidenti duhet t’I qëndroj sulmeve, joshjeve dhe shantazheve.

Mënyra më e mirë është një proces i  përbashkët. Pasi të identifikohet një president që qëndron mbi palët, secila palët duhet ta bashkëpropozojnë si një element garantist, e jo si një lojë shahu. Presidenti duhet të jetë normal, jo produkt i kulisave.  Ne besuam se do të kishte, proces, rregulla dhe emra. Detyrimi im është të kontribuojmë në zgjedhje e presidentit. Mjeti ynë i vetëm është të qëndrojmë te rregullat e te procedurat.