Spiropali: Për incineratorët janë pyetur deri te Rama, nuk ngatërrohemi me drejtësinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Maj 2022, 21:26
Në një intervistë për “Drejt” në RTV Ora, nga Luan Rama, ministrja Elisa Spiropali u shpreh se për incineratorët janë përgjigjur nga zyrtari periferik deri te Kryeministri.
Ajo tha se çështja është nën hetim nga SPAK dhe se PS nuk është ngatërruar me punët e drejtësisë as kur është marrë me zyrtarët tanë.
Spiropali: Për incineratorët jemi përgjigjur nga zyrtari periferik deri te Kryeministri në komision për të gjitha çështjet edhe pse mund të kishim zgjedhur mos ngritjen e komisionit se çështja ishte nën hetim. Çështja është nën hetim nga SPAK ne nuk jemi ngatërruar me punët e drejtësisë as kur është marrë me zyrtarët tanë. Nuk kemi punë me drejtësinë.
