Ju flet Moska - Aleanca Erion Veliaj-Fatmir Xhafaj, kulmi i degjenerimit të së majtës shqiptare

Aleanca Erion Veliaj-Fatmir Xhafaj, kulmi i degjenerimit të së majtës shqiptare ishte tema e kësaj të enjteje në “ju flet Moska” në RTV Ora, nga Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Aleanca Erion Veliaj Fatmir Xhafaj kulmi i degjenerimit të së majtës shqiptare, jo se nuk ka degjeneruar e djathta. E majta ka qenë më shumë në pushtet.

Ndërkombëtarët janë investuar për të krijuar një elitë të re politike në të dyja krahët dhe investimi i madh në këtë aspekt ishte Veliaj.

Xhafaj ka qenë ministër i drejtësisë në qeverinë Nano. Ai ka qenë edhe sekretar i përgjithshëm i kryeministrisë. Ka pasur edhe dosjet e tendera atëherë.

Xhafaj ka bërë një aleancë të çuditshme me rivalin e Edi Ramës, Erion Veliajt. Erion Veliaj është si Ramiz Alija për të zëvendësuar Enver Hoxhën. Fatmir Xhafa është si Kadri Azbiu.