Berisha hedh akuza për Ramën: Mori tokën e Kishës te Gjiri i Manastirit dhe ua dha për resort turistik njerëzve të tij

Ish-Kryeministri Sali Berisha, nga Korça ku dhe ka vijuar fushatën për zgjedhjet e kreut të PD-së, është ndalur dhe te parku i Butrintit, i cili është koncesion te një kompani private.

Në fjalën e tij Berisha ka hedhur akuza ndaj Edi Ramës, duke thënë se ky i fundit te Gjiri i Manastirit është ka marrë tokën e kishës dhe ua ka dhënë për resort turistik.

Sali Berisha: Ç’po ndodh me parkun e Butrintit.  Kam bashkëpunuar ngushtë me fondin shqiptar amerikan, dhe u jam mirënjohës, por ata kishin kujdes që tërësia e parkut të mos prekej. Dhe  unë bëja çdo gjë të ruaja të gjitëh territorin e parkut kombëtar. Për të administruar vendin e zbulimeve arkeologjike,  620 vila në kepin e Sillës nga njerëzit e Edi Ramës. Te Gjiri i Manastirit e u mor toka e Kishës. U ka lënë një rrip të ngushtë dhe gjithë pjesën tjetër e ka dhënë resort turistik njerëzve vet.

Sipas Berishës Rama po vjedh me firma pasurinë e vendit tonë.

Sali Berisha: Ai vjedh me firma. Çdo abuzim që bën e kalon në batuta dhe mendon se në këtë mënyrë mbyll çdo dosje, por problemi është se pasuria jonë po vidhet, po grabitet. Ne kemi resurse të bekuara dhe duhet t’i kthejmë pasuri për veten tonë.