Hapet për herë të parë në Shqipëri plazhi për personat me aftësi të kufizuara

Së fundmi në vendin tonë është hapur një plazh ku personat me aftësi të kufizuar  mund të kenë akses për ta përdorur, pasi ofron infrastrukturën e duhur. Është fondacioni “Së bashku” me mbështetjen e qeverisë austrialiane dhe bashkisë së Kavajës, që e kanë bërë të mundur tashmë këtë realitet , një lajm shumë i mirë për këdo që është me aftësi të kufizuar. Të ftuara në emisionin “Jeto me orën”, Shirla Preni dhe Suela Lala folën rreth kushteve që ofron ky plazh dhe komoditeti gjithashtu. 

Shirla shprehet se “Një person me aftësi të kufizuar duhet të ketë një parking, kanë nevojë për tualete dhe dushe të përshtatshme për to, një mjet që ti çojë deri në plazh si dhe një një mjet lundrues për to nëpër det”.

Numri i personave me aftësi të kufizuar është rreth 174. Është zgjedhur pikërisht bashkia e Kavajës pasi është parë e përshtatshme ambientet e plazhit për këto persona. Ky plazh është publik pasi vetë australianët kanë dashur që këto persona mos të paguajnë  një plazh privat.

“Punimet për këtë projekt kanë filluar që në muajin janar të këtij viti por ka qenë shumë e vështirë pasi edhe vetë bizneset kanë  kundërshtuar pasi na kanë parë si konkurentë” shprehet Suela Lala. Personat me aftësi të kufizuara kanë shumë problematika si aksesimi i shkollave, bashkive, parkingjeve apo dhe institucione të ndryshme.

Por kemi edhe mjaft raste suksesi kur këto persona kanë mundur të shkollohen apo edhe të punësohen. Edhe pse në Shqipëri vitet e fundit turizmi ka pasur një hov shumë të madh me qasje pozitive pasi të shumtë janë frekuentuesit, akoma bizneset nuk e kanë ndjenjën e sensibilizimit pasi nuk i plotësojnë kushtet personave që kanë nevojë, pra që janë më atësi të kufizuara.

Risia më e madhe që ka sjellë ky projekt është karrigia pluskuese  me rrota gjë e cila lehtëson lëvizjen në rërë si dhe lehtësimin e lëvizjes mbi ujë.