Spiropali: Kemi kaluar kriza nga pandemia e tërmeti, nuk u jemi shmangur përgjegjësive
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Maj 2022, 21:23
Në një intervistë për “Drejt” në RTV Ora, nga Luan Rama, ministrja Elisa Spiropali u shpreh se janë krijuar shumë vështirësi në vend nga lufta në Ukraine.
Ajo tha se qeveria socialiste nuk i është shmangur përgjegjësisë dhe ka gjetur zgjidhe mbi çështje si tërmeti dhe pandemia.
Spiropali: Ka vështirësi të shtuara, jo vetëm nga lufta në Ukrainë, kemi kaluar kriza nga pandemia e tërmeti. Nuk u jemi shmangur përgjegjësive. Qeveria mban përgjegjësi dhe gjen zgjidhje. Jemi ngritur mbi fatkeqësinë e tërmetit.