Berisha numëron gabimet e Ramës në tre mandatet: Hedh akuza ndaj europianëve dhe mbron Vuçiç

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar fushatën e tij zgjedhore për kreun e PD-së në Korçë.

Në fjalën e tij ai ka hedhur akuza ndaj Kryeministrit Edi Rama, ku dhe i numëroi të këqija që sipas tij  ka bërë ky i fundit gjatë tre mandateve.

Sali Berisha: Sot nga kërkesat e kokainës njëra pas tjetrës në Durrës janë bërë të përjavshme. Gardiani i portit të Durrësit është famëzi i Xibrakës. Pra zëvendësoi shtetit ligjor me narkoshtetin. Çfarë bëri në mandatin e dytë, korruptoi drejtimin e opozitës dhe e shndërroi atë në një fasadë opozitë. Tani po shkatërron kombin, pra identitetin e tij. Kemi 9 vite mbrapa kthehu, kemi 9 vite që shpërbëjmë ato që arritëm.

Ai tha se Rama mbron presidentin serb, ndërkohë që sulmon europianët.

Sali Berisha: Po ta shihni retorikën e Edi Ramës, vitet e fundit, nuk e gjeni të thotë një fjalë të keqe për Vuçiç, kurse sa herë që flet kundër Europës. Pra çfarë po ndodh. Nuk kanë tentuar ndonjëherë europianët të na ndryshojnë identitetin, të tjera fuqi kanë tentuar të na ndryshojnë si komb jo perëndimorët. Janë doktrina të tjera që kërkojnë të na zhdukin.