Berisha: Nga kasafortat më sekrete të Ministrisë së Brendshme janë vjedhur dosjet e bandave kriminale

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në takimin me demokratët e Korçës se në kasafortat më sekrete të Ministrisë së Brendshme janë vjedhur dosjet më sekrete të bandave dhe kriminelëve.

Berisha theksoi se Rama ka shkatërruar vendin ndërsa shtoi se aeroportet e vendit janë përdorur nga narko-flota e qeverisë.

"Në kasafortat më sekrete të Ministrisë së Brendshme janë vjedhur dosjet më sekrete të bandave dhe kriminelëve"-tha Berisha.