Operacioni i SPAK "Plumbi i Artë", Ora News siguron foto nga kontrolli i RENEA-s në një hotel

Ora News siguron foto nga operacioni i koduar "Plumbi i Artë" që çoi në arrestimin e 18 personave nga 32 urdhërarreste të firmosur nga SPAK për personazhe të njohur të botës së krimit.

Njëra nga fotot tregon momentin kur forcat speciale RENEA ushtrojnë kontroll në një hotel. Në foton tjetër janë sendet e sekuestruara, mes tyre dhe një qese me kanabis.

Nga 18 urdhër-arrestet e ekzekutuara, gjysma janë persona që ndodheshin me parë të arrestuar në paraburgim apo të dënuar në burgje, ndërsa pjesa tjetër individë që kanë pasur role dytësore në ngjarje.

Prangave u kanë shpetuar emra te tillë si Ervis Martini, Suel Çela apo edhe avokati Alban Bengasi që ka qenë shpesh ne mbrotje te tyre. Ndonëse nuk u pranua zyrtarisht nga kreu i SPAK Arben Kraja dhe dhe Drejtuesi i policisë së shtetit ne Gledis Nano gjatë konferencës mos arrestimi i personazheve kryesor tregon jemi perpara një dekonspirimi.

Kreu i SPAK tha se bëhet fjalë për 18 procedime te nisura më herët që janë kryer nga 8 grupe kriminale që operonin në Tiranë Elbasan, Durrës dhe Lezhë.

Drejtori i policisë së shtetit tha se gjatë operacionit me urdhër të SPAK janë kontrolluar edhe 28 banesa ku jane gjetur dhe sekuestruar edhe arme zjarri antiplumb para dhe fatura bankash.