Ja sa fëmijë jetimë janë në institucionet e vendit tonë, problematikat e kësaj shtrese shoqërore
20 Maji njihet si Dita kombëtare e jetimëve, e drejta për të qenë të barabartë mes të barabartëve, për mundësi të njëjta ka qenë gjithmonë një sfidë për jetimët në vendin tonë. E drejta për strehim, për punësim dhe arsimim janë ato që sot e kësaj ditë kanë bërë që jetimët të vazhdojnë ti kërkojnë vazhdimisht. Jetimët në Shqipëri në shumë raste, kur arrijnë moshën madhore, përballen me një të ardhme shumë të vështirë.
Në Shqipëri sot numërohen më shumë se 31 mijë fëmijë jetimë, teksa 90% e tyre jetojnë jashtë kujdesit familjar, pra tërësisht të braktisur, ndërsa 10% e tyre i kanë familjet biologjike.
I ftuar në emisionin “Jeto me orën” drejtori i projekteve Denis Zavalani treguan rreth aktiviteteve që zhvillohen në kuadër të kësaj dite si dhe me vështirësitë që përballen këta jetimë. Denis Zavalani u shpreh se “Ditën e nesërme do jetë dita e një aktiviteti të ngarkuar por me shumë energji por edhe me shumë pozitivitet pasi do jenë të pranishëm 1000 jetimë, do nderohem kontribuesit, do shpërndahen pako për ta si dhe do të ketë edhe argëtuese me muzikë etj”.
Qëllimi i këtij aktiviteti është të “shkundë” institucionet dhe shoqërinë për të kthyer vëmendjen tek këta fëmijë të pambrojtur. Statusi i jetimit dhe pse garanton shumë të drejta, shumë prej tyre nuk përfitojnë pasi në vendin tonë ky status përfshin vetëm fëmijët që janë pa 2 prindër duke përjashtuar një numër të madh të tyre të cilët e kanë njërin prind.
Shqipëria është një vend që nuk ofron shumë shërbime për jetimët dhe përveç kësaj edhe jetimi ka të drejtë të integrohet në shoqëri. Nevojat më të domosdoshme të tyre janë sigurimi i ndihmave ushqimore etj. Denisi u shpreh se “Jetimët duhet të mos paguajnë konviktet apo tarifën e shkollës, dhe ne po mundohemi që ti arrijmë këto gjëra”.
Një gjë që vlen për tu theksuar është se kur një fëmije i vdesin prindërit ka shumë të afërm të cilët i marrin një familjet e tyre e nuk i çojnë nëpër institucione dhe kjo gjë është vërtetë për tu admiruar.
Shoqata e jetimëve ka ndërmarrë disa nisma si regjistrimi i tyre në aktivitete të ndryshme për të shpalosur talentet e tyre, një kurs përgatitor për provimet e maturës, dixhitalizmi i një biblioteke online, të menaxhojnë rrjetet sociale, të integrohen edhe në fushën e mjekësisë, mundësimi i bursave etj, që të integrohen sa më shpejt në tregun e punës.
Ditën e nesërme në këtë aktivitet do të ketë shumë të ftuar të cilët kanë financuar për mbrojtjen dhe mirëqenien e tyre.
