Zjarr në katin e tretë të një godine në Fier, kati i parë shfrytëzohet si çerdhe për fëmijët
Përfshihet nga zjarri kati i tretë i një godine në Fier. Aktualisht ky kat është i pashfrytëzuar ndërsa më parë në të kanë qenë zyrat e PD-së. Në katin e parë të godinës ndodhet edhe çerdhja nr 1 e qytetit.
Çerdhja nuk ka pasur fëmijë në momentin që kati i tretë është përfshirë nga flakët.
Zjarrfikësit janë duke punuar por është e vështirë shuarja e flakëve.
Ata janë lajmëruar nga banorë të zonës të cilët kanë parë të dalë tym nga dritaret.
Informacioni paraprak i policisë
Sot rreth orës 18:50, në lagjen "29 Nëntori", Fier, në katin e tretë të një ndërtese e cila ishte e papërdorshme, ka rënë zjarr.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikëset, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit. Po punohet për sqarimin e shkaqeve të rënies së tij.