Shëngjin, përfshihet nga zjarri apartamenti
Nga Elvis Hila Përditësimi i fundit 19 Maj 2022, 19:32
Një pallat në qytetin e Shëngjinit u përfshi nga zjarri mbrëmjen e së enjtes, 19 maj.
Flakët kanë rënë në një apartament pranë një karburanti në katin e tij të tretë. Ndërkohë që nuk raportohet për persona të lënduar.
Shtëllungat e tymit kanë alarmuar banorët si edhe punonjësit e karburantit, të cilët njoftuan menjëherë policinë.
Familjarët nuk ndodheshin në banesë në momentin e rënies së zjarrit, edhe ata janë lajmëruar nga banorët.
Deri në mbërritjen e zjarrfikëses banorët thyen me gurë xhamat e banesës për të ndërhyrë sadopak në shmangien e ndonjë katastrofe, për shkak se fare pranë ndodhet dhe pika e karburantit.
