Kikia: PD do shkojë drejt rrënimit, kjo çon në fuqizimin e mazhorancës socialiste
Gazetari Mentor Kikia, në një intervistë për Ora News, është shprehur se grupi me në krye Enkelejd Alibeajn është një grupim real parlamentar por një lloj partie imagjinare.
Kikia tha se PD do të shkojë drejt rrënimit dhe ky zhvillimi çon në fuqizimin e mazhorancës socialiste.
Mentor Kikia: Ajo që po ndodh në grupin e Alibeajt mendoj se është një grupim real parlamentar, por një lloj partie imagjinare. Duket si një lloj grupimi anti-Berishë, dhe misioni i tyre politik nuk është thjeshtë të bëjnë opozitë por të bëjnë opozitë ndaj Berishës. Kjo nuk e ndihmon PD-në. PD është zyrtarisht e ndarë në dy pjesë, dhe mbetet ende një vendim gjykate për të përcaktuar se kush do të quhet PD me logon dhe emrin dhe cila do të jetë partia tjetër që do trashëgojë mbështetësit, por që nuk do të quhet PD-ja. PD do shkojë drejt rrënimit dhe ky është një zhvillim që çon në fuqizimin e mazhorancës socialiste. PD i bën dëm sikur të iki qoftë edhe një votues i vetëm.
Përgatiti Anila kolgjini.
