Operacioni i SPAK, Berisha: Arrestime nero, bosët sapo morën lajmin ikën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Maj 2022, 18:41
Sali Berisha ka reaguar në lidhje me operacionin e SPAK ditën e sotme (19 maj 2022) ku u ekzekutuan 18 nga 32 urdhër arrestet e firmosura dhe miratuara me vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Mbeten ende pa u ekzekutuar 14 të tjera.
Në një prononcim për Ora News, Berisha tha nga Korça se ishin arrestime nero, ndërsa shtoi se bosët e krimit sapo morën lajmin ikën.
Berisha: Arrestime nero. Domethënë nga 8 bosë të shpallur vetëm 1 në arrest, të tjeret morën lajmin, iken sa me shpejt.
