Ardian Uzuni, njeriu i Admir Tafilit, që Dumani thotë se po planifikonin vrasjen e Filip Gjeloshit
Nga Elton Qyno Përditësimi i fundit 19 Maj 2022, 18:02
Ardian Uzuni, është një tjetër emër i arrestuar nga SPAK për akuzën e tentativës së vrasjes ndaj Filip Gjeloshit, një prej emrave të botës së krimit në Tropojë.
Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit, Ardian Uzuni, dhe persona të tjerë kanë planifikuar vrasjen e Filip Gjeloshit, por një gjë e tillë nuk është arritur të kryhet.
Emri i Ardian Uzunit, nuk është i panjohur për policinë dhe prokurorinë e SPAK. Kjo pasi Ardian Uzuni, ka qënë pjesë një gjykimi si anëtar i një grupi kriminal që drejtohet nga Admir Tafili dhe që mereshin me vrasje me pagesë.
Ardian alias Isuf Uzuni, 56 vjeç, rezulton të jetë dënuar më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, për “Vrasjen me paramendim” të Edmond Çakmashit e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentative.

