“Të jetosh do të thotë të lësh gjurmë”, kulturë nga " Shtëpia Studio Kadare"

Kështu shkruhet në ballinën e  shtëpisë së Kadaresë. Kolosi i letrave shqipe ka lënë dhe vazhdon të lërë gjurmë të pashlyera në letërsinë shqipe dhe atë botërore. Shtëpia e Kadaresë, pranë qendrës së Tiranës, në fillim të rrugës së Dibrës është e mbushur plot kujtime . Prej vitit 2019, shtëpia e quajtur tanimë “Shtëpia Studio Kadare”, është e hapur për këdo që dëshiron ta vizitojë.

E organizuar në 6 dhoma, është një mikrounivers autentik prej të cilit kushdo del duke marrë me vete një vetëdijsim të mirë e thuajse të plotë mbi veprën e shkrimtarit.

E ftuar në emisionin “Jeto me orën” drejtoresha e “Shtëpia studio Kadare” Brisilda Trajko foli më tepër rreth aktiviteteve që po zhvillohen në këtë periudhë.

 Brisilda u shpreh se “Në shtëpinë e Kadaresë ka muze, ka 4 dhoma në të cilat pasqyrohen të gjitha kujtimet e tij, ndodhet edhe biblioteka etj”.

Brisilda theskoi se përveç librit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” që është përkthyer në shumë gjuhë të botës në atë bibliotekë ka shumë libra të tjerë të shkruar nga vetë Kdareja ndër vite. Duke qenë se natyra nxit shumë  fëmijët për të lexuar në park , “Shtëpia studio Kadare” organizon aktivitet për këta fëmijë që të edukohen edhe me frymën e leximit. Qëllimi i këtyre aktiviteteve është që njerëzit të mësohen me leximin pasi leximi të jep dije.

Nëpërmjet këtyre aktiviteteve në shtëpinë Kadare janë anëtarësuar shumë anëtarë të rinj pasi vetë ajo shtëpi ofron një ambient të ngrohtë dhe shumë familjar. Edhe pse teknologjia ka pushtuar botën, Brisilda shprehet se “Do vijë një kohë që leximi do rikthehet sërish pasi kush lexon e kupton që të rikthehesh në lexim është si të mbushesh me jetë”.

Sa i përket shtëpisë Kadare asgjë ska ndryshuar përveç disa detajeve të vogla, është lënë ashtu siç e ka lënë vetë i madhi Ismail Kadare. Sa i përket aktivitetit, në fillim të qershorit do zhvillohet “Mbrëmja poetike”.