Ndjekësit "fals" të Elon Musk në Twitter janë mbi 25%

Llogaritë false (spam) që ndjekin Elon Musk në Twitter janë mbi 23.4%. Raporti u publikua nga dy grupe kërkimore të dielën.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Duke analizuar gati 100 milion ndjekësit e Musk, dy grupet, SparkToro dhe Followerwonk zbuluan se 73% e tyre kishin fjalë kyçe të lidhura me spam-in në profilet e tyre dhe 71% e tyre përdornin vendodhje që nuk përputhen me emra të njohur të vendeve.

41% e tyre përdornin emra në përputhje me modelet e spam kurse 69% e tyre kanë qenë joaktiv për më shumë se 120 ditë.

Nga ndjekësit e Musk në Twitter, 83% e tyre kishin një numër të dyshimtë ndjekësish dhe 78% e tyre ndiqnin një numër jashtëzakonisht të vogël llogarish.