Beqiri: Në Tiranë s’ka parqe, fëmijët s’kanë ku të luajnë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Maj 2022, 22:19
Avokatja Nexhi Beqiri, e ftuar në studion e Ora News me gazetaren Sonila Musai ngriti shqetësimin e mungesës së hapësirave të gjelbërta.
Beqiri: Tirana nuk ka hapësira nuk ka parqe nëpër lagje në mënyrë që fëmijët të dalin të luajnë të paktën 1 orë. Nuk ke . Sa del nga shtëpia del në rrugë, ka makina ka kosha plehrash. Këtë gjë nuk e dëgjon njeri e kemi thënë disa herë por ama të kesh gjithë këtë qytet dhe të mos kesh parqe port ë shkosh deri tek liqeni për të lozur një orë një fëmijë 1 vjeç, 2 vjeç, 3 vjeç më duket pak e tepërt.
Skam kohë të shkoj deri atje. Le të jetë kjo një thirrje dhepër kryetarin e bashkisë apo për qeverinë duhet çdo lagje si në botë të ketë një mini park, një lulishte të vogël.
