Itali, kapet 31-vjeçari shqiptar me 5.4 kg heroinë

Autoritetet italiane të Guardia di Finanzës së Barit kanë arrestuar një 31-vjeçar shqiptar banues në komunën e Altamurës, me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Në automjetin me të cilin udhëtonte janë gjetur 5.4 kg heroinë e konfeksionuar në 10 pako.

Sipas Financës italiane kjo sasi droge do të siguronte rreth 100 mijë doza heroinë e një fitim mbi 700 mijë euro.