Romë: Zbulohet dhoma horror si ajo në serialin Dexter, ku torturoheshin viktimat. 14 të arrestuar

Policia italiane e qytetit të Romës ka arrestuar sot 14 persona të akuzuar për trafik droge, armëmbajtje, tentativë vrasje, torturë e sekuestrim personi, kërcënim e grabitje.

Faktet e akuzave i përkasin viteve 2018-2019, e kanë vënë në pranga 6 persona e 8 të tjerë nën arrest shtëpiak.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Personat e vënë nën urdhër ndalimi i përkasin një grupi kriminal me shtrirje në lagjen La Rustica të Romës, e konsideruar një organizatë e strukturuar kriminale që menaxhonte një trafik të madh droge të tipit hashash e marijaunë.

Mes fakteve të rënda të vërtetuara nga antimafia e Romës është dhe sekuestrimi e torturimi i një personi i cili i kishte këti grupi kriminal 64 mijë euro borxh.

Autoritetet italiane kanë zbuluar një dhomë torturash veshur me qese plastike për të mos lënë gjurmë gjaku, e ku ky person ishte lidhur, zhveshur e torturuar për rreth 6 orë.

Sipas mediave italiane dhunuesit në këtë dhomë horrori ishin shqiptarë dhe përdornin teknikën Dexter sipas filmit serial me të njëjtin emër.

Ky grup kriminal drejtohej nga italiani Daniele Carlomosti i cili për afera droge kishte plagosur dhe të vëllain. Niveli kriminal i kësaj bande është konfirmuar dhe nga përgjimet e bosit të bandës së Maglianës, Massimo Carminati që në hetimet e dosjese "Mondo di Mezzo", për këtë grup do të shprehej; "Këta jatë të këqinj fort or mik!"

Hetimet e këtij operacioni kanë zbardhur dhe tentativën e këtij grupi kriminal për të transportuar nga Maroku një gomone me 1000 kg marijuanë, por që u sekuestrua në brigjet afrikane.

Romë: Zbulohet dhoma horror si ajo në serialin Dexter, ku

Romë: Zbulohet dhoma horror si ajo në serialin Dexter, ku

Romë: Zbulohet dhoma horror si ajo në serialin Dexter, ku

Romë: Zbulohet dhoma horror si ajo në serialin Dexter, ku

Romë: Zbulohet dhoma horror si ajo në serialin Dexter, ku