Meta: Rama më njeh mirë, nuk frenohem më përralla, do të shmangë vëmendjen nga incineratorët

Në një konferencë për mediet, presidenti Ilir Meta u shpreh se Rama i bën akuzat ndaj tij sepse do të shmangë vëmendjen nga afera e incineratorëve.

Ai tha se Edi Rama e njeh mirë ilir Metën dhe nuk tërhiqet nga akuza të tilla nga ajo që e quajti i banda e incineratorëve.

Meta: Pse po i bën të gjitha këto Rama? Që të mos hetojë Stelën, Mërtirin, Zoto dhe gjithë grupin e strukturuar kriminal që sundon Shqipërinë. Iliri nuk frenohet me këto përralla dhe mashtrime. Më njeh më mirë nga të gjithë dhe do t’u shkoj gjërave deri në fund. Do të shmangë vëmendjen që i vuri shqiptarëve për shkak të vasaliteti të tij nga ai zotëria që bën lobingje për këtë në Evropë dhe matanë oqeaneve që të shtypë shqiptarëve.

Do të shihni ju se ku do të shkojë banda e inceneratorëve. Ai do tu japë zemër shokëve që të mos bashkëpunojnë me drejtësinë dhe të mos pranojnë se janë grup kriminal. I kam bërë akuzat një vit më parë, por atëherë nuk ndërhyhej sepse çunat duhet të merrnin votat për mazhorancën.