“Lojë kungulleshash” Tabaku: PS do të kapë çdo lloj pushteti, vazhdoni, nuk ju kufizojmë dot
Nga mbledhja e kryetarëve të grupeve parlamentar, Jorida Tabaku u shpreh se konferencat e kryetarëve duket se janë kthyer në terapi grupi
Ajo tha se nuk ka dilemë që PS-ja është e gatshme që të kapë çdo lloj pushteti, duke shtuar se nuk mund të bëhet një lojë me kungulleshash.
Tabaku: Konferencat e kryetarëve duket se janë kthyer në terapi grupi. Nuk kam qenë ndonjëherë më e keqardhur se dita e djeshme kur lexoja se dështoi raundi i parë. Për mua është hera e parë që marr pjesë në zgjedhjen e presidentin dhe kur parlamenti dështon, më vjen shumë keq që jam deputete e parlamentit dhe i ofruam qytetarëve dje atë pamje të parlamentit shqiptar.
Nuk e kam dilemën që jeni të gatshëm të kapni çdo lloj pushteti. Nëse doni të bëni lojë kungulleshkash me emrat, përgjigjen e dhatë dje ju me kryeministrin. Nuk besoj se duhet t’i diskutojmë pikat një nga një. T’i lëmë batutat dhe shakatë se po zgjedhim presidentin. Jam e sigurt që ashtu siç është bërë kushtetuta, jua ka dhënë mekanizmin në dorë që të vazhdoni siç e kishit në plan. Nëse do vazhdoni vetë, vendosni ultimatume, nuk kemi asnjë mënyrë për t’ju kufizuar e për t’ju vendosur detyrime.

