Kokaina në Durrës, momenti kur hapet hambari i anijes dhe zbulohen pakot me pluhurin e bardhë
Pas humbjes së dhjetëra ngarkesave në kontejnerët me banane, trafikantët ndërkombëtare të drogës kanë ndryshuar strategji. Një sasi e madhe kokaine u sekuestrua në Durrës në një anije të ngarkuar me qymyr.
Kjo foto tregon një pjesë të kokainës të sekuestruar portin e Durrësit këtë të martë, 17 maj.
Pas humbjes së dhjetra ngarkesave në kontejnerët me banane nga Ekuadori, trafikantët duket se kanë ndryshuar strategji.
“E bardha” siç cilësohet kokaina në zhargonin e trafikantëve, u tentua të futet e fshehur mes qymyrit në hambarin e anijes "Unistream" me flamur të Antigua Barbuda.
Trafikantët heqin dorë nga bananet për transportin e kokainës.
Kokaina në anije, ekuipazhi dhe porositësit mohojnë përfshirjen.
Por edhe kjo skemë e re duket se është zbuluar nga agjensitë ndërkombëtare, të cilat kishin ngritur alarmin tek autoritetet shqiptare.
Kur anija u ankorua të hënën në kalatën lindore të portit detar të Durrësit, agjentët ishin gati.
Burimet thonë se anija u kontrollua me qen antidrogë por që nuk zbuloi asgjë, pasi era e qymyrit siç duket e mbulonte atë të kokainës.
Më pas ka nisur shkarkimi i kontrolluar i qymyrit që zbuloi çantat me lëndë narkotike.
Droga ishte e ndarë në 53 pako, ndërsa kërkimi për sasi të tjera droge vijon ende mes 6500 tonëve qymyr.
Sipas të dhënave zyrtare, rezulton se anija është ngarkuar 2 prill në Kanada me qymyr.
Itinerari ka vijuar drejt Haitit dhe më pas në Kolumbi ku ka qëndruar tre ditë.
Pikërisht këtu dyshohet se është ngarkuar edhe sasia e kokainës.
Kapiteni me origjinë ruse bashkë me ekuipazhin janë marrë në pyetje nga policia e Durrësit, ku sipas burimeve kanë mohuar përfshirjen në trafikun e drogës.
Në pyetje mësohet se janë marrë edhe përgjegjësit e kompanisë shqiptare që kishte porositur ngarkesën e qymyrit.
Por deri më tani për ta nuk ka akuza për përfshirjen e tyre në trafikun të drogës.

Vitet e fundit skema e fshehjes së kokainës në ngarkesa me banane nga Amerika Latine është përsëritur disa herë dhe sasia e kokainës së kapur përllogaritet mbi 1 ton.
5 ngarkesa kokaine janë sekuestruar vetëm në kontejnerët e kompanisë "Alba Exotic Fruit".
Hera e fundit që në portin e Durrësit u kap drogë ishte më 5 prill kur u sekuestrua një ngarkesë gati 1 kilogram kokainë.
