Caktohet data, në 23 maj ora 18:00 do të mbahet raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Maj 2022, 11:41
Data 23 maj ora 18:00 do të jetë data e radhës ku do të mbahet raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit të vendit.
Vendimi marrë në mbledhjen e kryetarëve të grupeve parlamentare ditën e sotme ku palët kishin debate të shumta mes tyre.
Opozita kërkoi që procesi të ishte jo një farsë dhe që të fokusohej procesi te kushtet, ndërsa mazhoranca pohoi se janë gati të ulen për emra konkretë.
