Presidenti/ PS propozon se kur do mbahet raundi i dytë, ja data

PS propozon që raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit të mbahet më 23 maj ora 18:00.

Nga mbledhja e kryetarëve të grupeve parlamentare në kryesinë e kuvendit lidhur për zgjedhjen e presidentit të vendit, Taulant Balla tha se PS-së nuk ia heq kush të drejtën për propozim emrash.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ai tha se palët duhet të ulen në tryezë dhe të diskutojnë emra konkretë, jo të thonë se do të tallen me figurat e propozuara.

Balla: Të drejtën grupit të PS-së për të propozuar emra nuk ja heq askush. Kam një muaj dhe më shumë që ju bëj thirrje publike që të vini dhe të ulemi. Me grupin që drejton Mediu jemi ulur dy herë. Tani do të diskutosh për emra. Nëse ne nuk propozojmë emra dhe ju nuk propozoni emra. Kur ulemi në tryezë ju thoni unë nuk jap emra se ju do të talleni me emrin tonë. Ne kemi vendosur vetëm një kusht, të jetë diamrtralikisht i kundërt me Ilir Metan. Këtë duam! Ju nuk mund t’i hiqni të drejtën mazhorancës që të propozojë emra.