Meta: Djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve vazhdim i marrëveshjes së 17 majit 2017

Meta: Djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve vazhdim i marrëveshjes

Në një konferencë për mediet, presidenti Ilir Meta u shpreh se djegia e mandateve e qëllimtë e mandateve ishte vazhdim i marrëveshjes së 17 majit.

Ai tha se edhe bojkoti i vendoreve ishte pjesë e kësaj marrëveshje duke i dhënë pushtetin të gjitha bashkitë dhe këshillat bashkiakë.

Meta: Djegia e mandateve e qëllimtë e mandateve ishte vazhdim i marrëveshjes së 17 majit, duke i garantuar qeverisë kapjen e të gjitha pushteteve. Edhe bojkoti i vendoreve ishte pjesë e kësaj marrëveshje duke i dhënë pushtetit të gjitha bashkitë dhe këshillat bashkiakë. Pasojë e asaj marrëveshje ishte lehtësimi i qeverisë që përmes parlamentit të kapur të kaloheshin dhjetëra koncesione me pasuri publike, si një dhuratë për një grup oligarkësh në shërbim të pushtetit. Edhe bojkoti i reformës në drejtësi ishte pjesë e kësaj marrëveshje që qeveria aktuale ta kapte nga gryka drejtësinë.

Pjesa më e madhe e shqiptarëve ndihet të shpërfillur nga arroganca e pushtetit dhe ndihen të pambrojtur nga opozita e Facebook-ut. Nuk duhet harruar asnjëherë 17 maji dhe jam i sigurt se tjetri do të jetë ndryshme, sepse nuk harrohet ajo marrëveshje e turpshme kundër demokracisë.