"Fajin e ka leshi dhe llumi... " Rama pranon vonesat me rindërtimin dhe topin e hedh tek gjykatat e prokurorët e korruptuar

Kryeministri Edi Rama pranon se projekti i rindërtimit ka problem por e heq fajin nga vetja dhe qeverisja e tij.

 “Nëse sot kemi ende probleme me rindërtimin të afateve, janë problemet e lidhura me leshin e linjën që bënë ata që ishin në detyrë më parë dhe bënë çorapin më të madh të pronave dhe krijuan llumin e sistemit më të madh në sistemin e drejtësisë me gjykata e me prokurorë që marrin peng komunitete të tëra pa pikën e turpit" tha Rama.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Madje tregoi se janë të marra peng dhe ndërtimi i apartamenteve në Laç apo në Komb.

“Njëri ka marrë peng vazhdimin e punës për të ndërtuar apartamentet e mbetura në Laç. Për një person. Duhet prishur pallati i vjetër që është rrezik për jetën e njerëzve. Kemi gati projektin dhe gjykatësi i jep sigurimin e padisë nuk ndërhyjmë dot se njëri ka dyqan.” tha ai.

"Siç ndodh me Kombinatin,çështje të panumërta me pretendime nga më absurdet për të marrë copën më të madhe që u takon. Në Kombinat kemi ecur më avash se presim vendimet e gjykatave"

Edhe për shkollën "Sami Frashëri"

"Shkolla simbol e arsimit Tiranë që godit rëndë për ta bërë simbol, ta marrin peng se të çojnë në SPAK për një VC. Duhet të presësh që të bëhet hetimi e gjykimi. Ky proces ka ecur paralel me një proces të tërë falsifikimesh, ankimihesh, të gjykatësve që janë të krimbur nga koka në këmbë dhe e dinë që kanë shans ta kalojnë vetingun e kapin ça të kapin. Prandaj është e vonuar por ne nuk i ndahemi derisa familja e fundit të marrë shtëpinë. Në Tiranë, Durrës ku kanë qenë problemet më të mëdha me gjykatës e mashtruesa" 

Deklarata e kryeministrit u bë gjatë ceremonisë së dorëzimit të banesave të reja për 74 familje në kuadër të procedit të rindërtimit pas tërmetit në Ndroq.