Alibeaj: Ka vrap për emrat e presidentit, mazhoranca do të shtyjë ditët që ta zgjedhë e vetme
Enkelejd Alibeaj u shpreh se që presidenti të jetë i gjithë shqiptarëve, atëherë duhet që ai të zgjidhet me 84 vota.
Alibeaj theksoi se ka një vrap për emrat, kur në fakt duhet të ketë një fokus te vlerat dhe kriteret, që në fund të mos jetë i asnjërës palë.
Ai shtoi se duket se mazhoranca po e shtyn qëllimisht procesit për të shkuar në 2 raundet e fundit ku mund ta zgjedh vetë presidentin.
Alibeaj: Opinioni ynë është i qartë për një proces të qartë dhe me kritere. Që presidenti të jetë i shqiptarëve, duhet që ne të bëjmë propozime dhe kushtetuta e përcakton se duhen 84 vota. Ne po marrim pjesë substancialisht në proces. Ka një vrap për emrat. Për ne është i rëndësishëm një proces që do t’i japë garanci emrit që do të dalë të ketë legjitimitet dhe të mos akuzohet se është i njërit apo i tjetrës palë. Presidenti duhet të zgjidhet për shkak të vlerave që mbart.
Në kërkojmë një proces me rregulla dhe kritere, e pastaj nëse pranohet ky qëndrim nga mazhoranca mund të kalohet tek emrat. E di mirë që spiralet dhe spërdredhjet e mazhorancës janë të tilla sepse në raundin 4 dhe 5 zgjidhet vetëm me votat e mazhorancës. Qëllimi i mazhorancës është që të shtyjë ditët dhe të trazojë ujërat.

