Alibeaj: Nuk bëhemi fasadë për presidentin, duhet të biem dakord për një proces dinjitoz
Nga mbledhja e kryetarëve të grupeve parlamentare në kryesinë e kuvendit lidhur për zgjedhjen e presidentit të vendit, Enkelejd Alibeaj u shpreh se PD duhet të jetë dinjitoze në këtë proces.
Ai tha se për të qenë një proces dinjitoz që mos të shndërrohet në farsë e në një lojë, qëndrimi në rrafsh parimor besoj se është i duhuri.
Alibeaj: Në një proces të tillë ne në PD kemi menduar që të hyjmë dinjitoz. Menduat se do të bëheshim fasadë. Deri tani besoj se kemi qenë dinjitoz. Duhet të jemi akoma dhe më dinjitozë. Në një situatë të tillë do të na duhet të ruajmë dinjitetin. Nuk kemi kërkuar asgjë, më shumë se sa për të nderuar procesin e zgjedhjes së presidentit dhe mazhoranca nuk ka asnjë lloj reflektimi. Si një shenjë për të dalë nga loja e kulisave bëmë këtë hap.
Ca kritere duhet të ishin përcaktuar, ca kritere janë ligjore, që figura presidencaiale duhet të ketë e për të cilat duhet të biem dakord. Jam dakord që duhet të biem dakord dhe ne të opozitës. Por për të qenë një proces dinjitoz që mos të shndërrohet në farsë e në një lojë, qëndrimi në rrafsh parimor besoj se është i duhuri.

