“700 mijë $ për foto me Trump” Meta: Shpifje, do të padis gazetën, kam qenë i ftuar nga organizatorët
Nga selia e presidencës Ilir Meta ka rikthyer edhe një herë në vëmendje marrëveshjen Rama-Basha, duke akuzuar për marrëveshje të fshehta.
I pyetur nga gazetarët teksa është në dy muajt e fundit të mandatit i konsideroi shpifje akuzat se ka paguar 700 mijë dollarë për të qenë prezent në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Donald Trump.
“Do t’i hedh në gjyq kur të bëhet gjyqi në Vienë për këtë shkrimin pa emër. Çdo gjë është e verifikueshme.”
Si paralele solli në vëmendje foton e Ramës me Barak Obamën.
“A nuk bëri zotëria foto të tillë që vajti atje si gruaja e Bilalit dhe mbylli letrat me bashkëpunim. Nuk fitoi zgjedhjet me atë president. Shkoi edhe zotëria tjetër dhe mori rezultatin më të keq.”
Meta shprehet se nuk do të përballet me drejtësinë nëse i kërkohet e për këtë nënvizoi edhe periudhën kur iu hoq imuniteti në vitet e para të demokracisë.
“E keni parë ndonjëherë Metën të shmanget drejtësisë? Kurrë! E ka ministrin brenda, por ky nuk di asnjë. Edhe për incineratorët nuk di gjë fare.”
Në datën 24 korrik Metës i përfundon mandati i presidentit. Duket se pas marrjes së detyrës nga i zgjedhuri i ri Meta do ti rikthehet aktivitetit politik duke marrë edhe kryesinë e LSI-së.

