Meta: Rama kërcënon shqiptarët me pagën, por nuk kontrollon 30 mln euro evazion me incineratorët
Në një konferencë për mediet, presidenti Ilir Meta komentoi edhe deklaratën e djeshme të kryeministri Rama për kontrollin e pagës dhe pasurisë.
Ai tha se po terrorizon shqiptarët me gjëra të tilla ndërsa nuk kontrollon 30 milionë euro evazion fiskal nga incineratorët.
Meta: Kam qenë gjithmonë në krye të detyrës. Ekuilibri mbahet kur ka dy palë, qeveri dhe opozitë si dhe institucione të pavarura. Por kur të gjithë janë një palë me oligarkët dhe i mbajnë nën presion e terror shqiptarët. Tha dje se kush ka makinë të shtrenjtë, por jo pagën për ta justifikuar do të kontrollohet. Po ato 30 milionë eurot evazion fiskal për incineratorët pse nuk po hetohen.
Si shpejtohet se 3 pronarët e incineratorëve kanë ikur nga vendi. Gojët e liga thonë se 2 prej tyre janë në Vjenë. Si shpjegohet kjo? Ata nuk janë pronarët e vërtetë të incineratorëve, por kanë vënë emrat. Dihet se kush është pronari dhe pse i ka hyrë tartakuti.

