“President euro-atlantik” Gjekmarkaj: PS i ka numra për ta zgjedhur, por nuk ka mandate etike

Ka nisur mbledhja e kryetarëve të grupeve parlamentare në kryesinë e kuvendit lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.

Ditën e djeshme dështoi raundi i parë për propozimin e një emri dhe votimin e tij në kuvend, ndërsa sot përfshihet në rend dite edhe diskutimi për të caktuar afatet për raundin e dytë.

Ndërkohë, deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj tha se mazhoranca ka numra për ta zgjedhur presidentit, por nuk ka mandate etike.

Gjekmarkaj: Mazhoranca ka numra për ta zgjedhur presidentit, por nuk ka mandate etike. Rama të bashkojë dy postet në një, paradite kryeministër dhe pasdite president. Unë besoj se vendi ka nevojë për një president më shumë sesa i opozitës, por një president euro-atlantik. Prandaj revokoj këtu të gjithë faktorë politikë do të ishte udhës që presidenti i ri të jetë, as i Ramës as i Berishës as i Metës, por një person i investuar nga bota perëndimore, si investim dhe rojtar i demokracisë.