“O zdroms, me ça lekësh erdhe këtu?” Erion Veliaj ‘sulmohet’ nga shqiptarët në New York (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Maj 2022, 20:30

Në New York është organizuar një aktivitet, me rastin e inagurimit të një rruge me emrin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skëndërbeu.
I pranishëm ka qenë dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili nuk është pritur mirë nga shqiptarët në që jetojnë në tokën amerikane.
Një video e siguruar nga JOQ, shihet se shqiptarët e revoltuar, përveç se e shajnë duke i thënë ‘zdroms’ e hajdut, i kërkojnë që t’i japë të drejtën e votës diasporës.
“O Zdroms, o hajdut, o plehrë, o legen, o turpi i Shqiptarisë, shko vidh atje jo në New York. Jepjani votën diasporës. Me ça lekësh erdhe këtu o hajdut.”-dëgjohen duke thënë në shqip.
Më pas kanë ndërhyrë edhe punonjësit e policisë.
