NATO fillon stërvitjet e saj ushtarake në Baltik
Një nga stërvitjet më të mëdha të NATO-s në Balltik është duke u zhvilluar.
Stërvitjet përfshijnë 10 vende, duke përfshirë Finlandën dhe Suedinë, të cilat pritet të aplikojnë zyrtarisht për t'u bashkuar me aleancën brenda disa ditësh.
Vladimir Putin ka thënë se Rusia nuk ka asnjë problem me Finlandën apo Suedinë, por një zgjerim ushtarak pranë kufirit të saj do të kërkonte një reagim.
Suedia konfirmoi ditën e sotme synimin e saj për të aplikuar për anëtarësim në NATO, duke iu bashkuar Finlandës, e cila deklaroi qëndrimin e saj javën e kaluar.
NATO ka thënë se qëllimi i stërvitjeve është të "rrisë gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë" e forcave të saj.
Rreth 15,000 trupa janë të përfshirë në stërvitjen në Estoni, duke e bërë atë një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake të mbajtura në vend që nga viti 1991.
Pushtimi rus i Ukrainës i ka bindur qeveritë në rajon se duhet të forcojnë seriozisht mbrojtjen e tyre nëse duan të pengojnë Presidentin Putin nga agresioni i mëtejshëm ushtarak.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se Rusia po e vëzhgonte nga afër zgjerimin, duke shtuar se ai ishte i bindur se nuk do të forconte sigurinë e Evropës.
Stërvitje të tjera të NATO-s po mbahen në Poloni, Maqedoninë e Veriut dhe Lituani./BBC/

